Ne jemi duke përdorur disa të dhëna tuajat specifike për të përmirësuar eksperiencën tuaj si përdorues në faqen e internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni politikën tonë.

Mirë se erdhëtc

Zgjidhni faqen e internetit që doni të vizitoni

HISTORI

FREZYDERM S.A. u themelua në 1986 nga Z. Anastasios Anastasiou. Objektivi i tij kryesor ishte të dizenjonte, prodhonte dhe tregtonte produkte dermatologjike, t’ua prezantonte këto produkte dermatologjistëve ndërkohë që i mbante të përditësuar dhe të promovonte produktet në kanalin e distributorit farmaceutik. Kompania jonë synon të dizenjojë dhe prodhojë produkte të sigurta, efektive dhe të një cilësie të lartë, të cilat përputhen me standardet strikte farmaceutike dhe do të bëhen partner i besueshëm i dermatologjistëve.

Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshem të produkteve të tij dhe zhvillimit të produkteve të reja, të cilat do të plotësojnë kërkesat e mjekëve më të specializuar, FREZYDERM krijoi “Departamentin e Dermokozmetikes R&D” i cili u bashkua me Universitetin Europian për të studiuar dhe vlerësuar produktet e FREZYDERM dhe gjithashtu për të shpërndarë informacione që u referohen të gjitha llojeve të produkteve kozmetike.

Në 2002, kompania hapi një fabrikë të re dermokozmetike. Një njësi moderne, e kompletuar dhe e specializuar e cila përputhet me direktivat e BE-së. Fabrika ka laboratore të pajisura me shkencëtarë të specializuar dhe trajnuar shumë mirë, përdor prodhimin vertikal dhe ka depo për materialet dhe produktet e përfunduara.


Sipas hulumtimit të gjatë, të përgatitur nga pediatër dhe dermalogjë, kompania jonë renditet e para ndër kompanitë multinacionale, në aspektin e përditësimeve shkencore për produktet kozmetike.

Të dhënat e tregut bashkëkohor na çuan në krijimin e Departamentit të Shitjes. Rrjeti ynë aktualisht po zgjerohetçdo ditë,me 4,500 farmaci në Greqi që ndërtojnë emrin e markës FREZYDERM, duke krijuar më shumë hapësira për produktet tona në treg.

Në vitin 2009, FREZYDERM prezantoi Bio Baby Food në tregun grek, linjë e cila shitet vetëm në farmaci. Në janar të vitit 2009, kemi prezantuar Frezylac, formulën e parë të qumështit biologjik, dhe në Maj 2010 puretë organike Frezylac u shtuan në linjën Bio Baby Food.

Përveç tregut grek, produktet tona kanë qenë të suksesshme në tregjet ndërkombëtare si Lindja e Mesme, Kanadaja, Ballkani dhe Evropa Qendrore dhe Lindore.

I drejtuar nga Giannis dhe Makis Anastasiou, bijtë e themeluesit, FREZYDERM mbetet një partner i ngushtë për shumë specialistë mjekësorë, si pediatër, gjinekologë, dermatologë, dhe në të njëjtën kohë rrit partneritetin me farmacitë.

Në Shqipëri, produktet FREZYDERM përfaqësohen nga FUFARMA Sh.a. që nga viti 2016 dhe mund të gjenden në çdo farmaci.