Mirë se erdhëtc

Zgjidhni faqen e internetit që doni të vizitoni

FABRIKA

DIVIZIONI I KONTROLLIT TË CILËSISË

Divizioni i Kontrollit të Cilësisë përbëhet nga Laboratori Analitik, Laboratori Mikrobiologjik dhe Laboratori Kimik, të cilët janë të pajisur me teknologji moderne, mjete dhe shkencëtarë të specializuar që kryejnë kontrolle dhe analiza duke aplikuar metoda analitike të certifikuara në mënyrë që të sigurojnë standardet e GMP për të gjithë procesin prodhues.




Laboratori i Departamentit të Mikrobiologjisë

Laboratori i Departamentit të Mikrobiologjisë është një nga laboratoret mikrobiologjik më modern në fushën e fabrikave farmaceutike dhe kozmetike, i cili mban pajisje të reja teknologjike.

Departamenti i Kontrollit të Analizave

Në departamentin e kontrollit të analizave të gjitha materialet e papërpunuara që hyjnë, materialet e paketimit, produktet e përfunduara ose gjysmë të përfunduara analizohen dhe testohen tërësisht. Laboratori kryesor kimik është i pajisur plotësishtë me mjete analitike të nivelit të lartë.

Departamenti i Mbështetjes Teknike

Një staf teknik monitoron dhe menaxhon në mënyrë të rregullt të gjitha depozitat, makineritë e paketimit, njësitë e ventilimit dhe kondesimit të ajrit, kompresorin, tubinën dhe njësitë e tjera prodhuese..

SEKTORI PRODHUES

Sektori i prodhimit përfshinë departamentin e Prodhimit, Paketimit, Depot dhe ndjek Praktikën e Prodhimit të Mirë – rregullat e GMP, të cilat janë aprovuar nga Organizata Ndërkombëtare për Barnat (EOF) dhe Bashkimi Europian. Sektori Prodhues monitorohet nga EOF dhe konrollohet vazhdimisht për të siguruar pajtueshmërinë dhe respektimit e kërkesave. Kompania është certifikuar ISO 9001:2008 nga Lloyd’s Register për Dizenjim, Zhvillim, Prodhim dhe Tregëtim të produkteve Kozmetike. Përvec kësaj, FREZYDERM kryen operacione për kompani të huaja të mëdha duke prodhuar produktet e tij për tregun Europian dhe mban lidhje me universitetet ne Greqi dhe jashtë vendit për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin e produkteve dhe teknologjive innovative.




Departamenti i Prodhimit

Në departamentin e prodhimit ka dhoma të ndara për cdo formë kozmetike, të izoluara nga njëra-tjetra


Departamenti i Paketimit

Në departamentin e paketimit ka një strukturë qëndrore ku produktet janë të mbushura dhe të paketuara. Aty është gjithashtu edhe linja kryesore, automatike e mbushjes. Makineria e kartonit ka një funksion orientues dhe nënshkrimi për lloje të ndryshme kutishë.Gjithashtu aty ndodhet edhe një makineri mbushëse e cila mbush dhe mbyll tubat


Depot

Njësia e prodhimit FREZYDERM ka depot të ndryshme për ruajtjen e lëndëve, në dy faza: faza e parë është ajo e karantinës, përpara se lëndët e para të shkojnë në kontrollin bakterial dhe faza e dytë është faza e pritjes para se të hyjnë në prodhim. Ka gjithashtu depo për produktet gjysmë të gatshme, materialet paketuese, produktet e përfunduara, materialet e ndezshme dhe mostrat finale të aprovuara